Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi, nuk përjashtohet rikthimi i masave kufizuese në Shqipëri

0

Situata sa vjen e përkeqësohet. Veç Tiranës, Durrësit e Shkodrës, që konsiderohen si vatra të nxehta, rastet me Covid-19 po shtohen edhe në bashki ku infeksionet kanë qenë sporadike.

“Kemi vënë re infektime kësaj jave edhe në qarkun e Kukësit, ka rritje në Kukës, Tropojë dhe Has”, shprehet drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino.

Rrespektimi i rregullave anti-covid është ajo çfarë kërkohet nga qytetarët, por rritja e rasteve mund të çojë dhe në rikthim të masave kufizuese.

“Përveç distancimit fizik individual, përdorimit të maskave, natyrisht do të kishin vlerë edhe masa të tjera, por kjo do të vlerësohet hap pas hapi”, thotë Bino.

Shtimi i rasteve është pasuar me mbushje të dy spitaleve Covid. Bino pohon se në spitalin Shefqet Ndroqi, në pavione të ndara po trajtohen edhe pacientë të dyshuar, pasi tamponi ka rezultuar negativ, por ekazminimi radiografik vërteton të kundërtën.

“Janë dy spitale që janë pothuajse të mbushura. Jo vetëm shtretërit, por edhe kapacitetet e shërbimit të kujdesit intensiv.

Kemi raste të mundshme. Në 20% të rasteve në tampon nuk identifikohet dhe mund të kemi të bëjmë me Covid, gjë e cila pasqyrohet në shenja klinike dhed radiologjike”, shprehet ajo.

Aktualisht dy grupmoshat më të prekura janë 24-34-vjeçaret dhe 50-64-vjeçarët. Por ata nuk shfaqin simptoma të rënda dhe kjo bën që të mos jenë shumë të kujdesshëm dhe të vetëizolohen, duke u bërë kështu shpërndarës të virusit.

Artikulli i mëparshëmSHBA armatos Hungarinë, Viktor Orban blen 1 miliard dollarë raketa amerikane
Artikulli i radhësZbulimi në Australi, njerëzit kultivonin banane që 2000 vjet më parë