‘Vacation Exchange Service’, platforma e re për pushuesit nga Green Coast

0
Image

Kompania Green Coast, pjesë e Grupit Balfin, një nga grupet investuese më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka prezantuar dhe po zhvillon një nga projektet më ambicioze në sektorin e turizmit në vend.

Kjo kompani vazhdon të suprizojë, jo vetëm për projektin me arkitekturë të veçantë që ka marrë jetë në Palasë(Vlorë), por edhe për produktet dhe shërbimet e ofruara prej saj.

Së fundmi, kompania prezanton një produkt inovator dhepothuajse të panjohur më parë nga tregu shqiptar. “Exchange Service” ose ndryshe “Platforma e shkëmbimit të pushimeve” është risia e radhës e Green Coast.

Në bashkëpunim me Interval International, kompania lider në industrinë e turizmit në botë, shkëmbimi i vilave/pushimeve tani ështëi mundur dhe i aplikueshëm edhe për klientët e Green Coast Resort & Residences.

Green Coast Resort & Residences tashmë është anëtare dhe pjesë e rrjetit gjigand me mbi 3600 resorte nëpër botë si në SHBA, Bali, Tenerife, Dubai, Cornwall, Meksikë, Brazil, Ishujt Kajmane shumë vende ekzotike,që operojnë me Interval International.

Resorte të njohura, marka absolute të turizmit në botë si Mariott, Diamond Resort, Four Seasons, Anantara Club, Plaza etj, prej dekadash janë anëtare të kësaj platforme duke operuar suksesshëm me Interval International. E krijuar në 1976 dhe me përfaqësi në 14 shtete, Interval International operon në mbi 80 vende të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë, Azi dhe Amerikën Jugore, duke u kthyer në lider të kësaj industrie multimilionere në botë.

Image

“Është një arritje e padiskutueshmepër Green Coast Resort & Residences të anëtarësohet dhe të bashkëpunojë me Interval International” – shprehet Ledia Telhai, Drejtore Ekzekutive e Balfin Real Estate & Hospitality, kompania e cila shet dhe menaxhon Green Coast Resort & Residences.

“Është një proces kompleks, ku vetëm falë standardeve të arritura nëçdo detaj mundëm të realizonim këtë bashkëpunim dhe të bëheshim pjesë e rrjetit të resorteve më me emër në botë. Një proces ’skanimi’ i çdo komponenti të këtij projekti, jo vetëm nga ana institucionale dhe ligjore, por dhe çdo detaji teknik në ndërtimin e arredimin e njësive si dhe cilësisë së shërbimeve dhe lehtësirave të ofruara për klientët.  Një transparencë e domosdoshme që është’pasaportë sigurie’ jo vetëm për ne, por edhe për klientët tanë.” – deklaroi Telhai.

Ndërkaq Darren Ettridge, Zëvendës President i Resort Sales & Business Development (EMEAA), në certifikimin e kësaj marrëveshje, shprehet se “Riviera e mrekullueshme shqiptare tashmë është një tërheqje e madhe për turistët e huaj  dhe ne jemi shumë të kënaqur që u përzgjodhëm partneri i duhur për të ofruar shërbimin e shkëmbimit të pushimeve në resortin më premium të kësaj zone magjepsëse.

Green Coast & Residences plotëson më së miri të gjitha kriteret dhe standardet e kërkuara në cilësi,duke u renditur qartë midis resortevetë pushimeve më të bukura në botë”.

Image

“Anëtarësimi i Green Coast në Interval International u rezervon një mundësi unike klientëve të Green Coast & Residences, të cilët vetëm nëpërmjet një kuote minimale mund të përfitojnë eksperienca të mrekullueshme pushimesh në resorte të ndryshme në botë, anëtare në këtë platformë.

Çdo pronar ose bashkëpronar (në rastin e blerjeve në bashkëpronësi dhe ‘timeshare’) që ka blerë apo do blejë një vilë ose apartament,tashmë mund të shkëmbejë vilën e tij me vilat në resortet më të mira në botë.

E njëjta gjë vlen edhe për pushuesit e huaj të atyre resorteve që do zgjedhin të pushojnë në Green Coast & Residences. Kemi bërë të mundur një praktikëshumëtë thjeshtëtë përfshirjes në këtë platformë për çdo klient që dëshiron të anëtarësohet në të.

Ky është një fillim i mbarë drejt suksesit të synuar të kësaj platforme të re në tregun tonë,” – vijon Ledia Telhai, e cila ka ndjekur çdo etapë në arritjen e këtij bashkëpunimi.

Bashkëpunimi me kompani ndërkombëtare, lider në botë në industrinë e turizmit i jep një garanci absolute suksesit të këtij produkti tëri për tregun shqiptar.Programe dhe platforma të tilla nuk janë vetëm avantazhe për turistët, por kanë kontribut të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe zhvillimin e këtij sektori jetik në vendin tonë.

Nisma dhe bashkëpunime të tilla janë të dobishme dhe mund ta rreshtojnëShqipërinëmes destinacioneve të preferuara turistike në botë.

Image
Artikulli i mëparshëmSulmoi seksualisht 23-vjeçaren në spital, arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë
Artikulli i radhësPresidenti libanez: Bilanci i dëmit të shkaktuar nga shpërthimi në Bejrut arrin vlerën e 15 miliardë dollarë