Policia greke dhe 50 persona në kërkim të shqiptarit që vodhi një biçikletë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is auto_bi21597343553.jpg

Një i ri shqiptar është në kërkim nga policia greke, pasi akuzohet për vjedhjen e një biçiklete elektrike në zonën e Makrakomi.

Biçikleta ishte e parkuar jashtë një supermarketi mesditën e së enjtes dhe i riu shqiptar që kishte mbërritur në zonë vetëm një natë më herët për të punuar në fusha, e konsideroi të mirë për ta marrë.

Pas kreu vjedhjen, i riu u ndoq nga banorët të cilët njoftuan edhe policinë. Gati 50 persona morën pjesë në kontroll për të gjetur mjetin dhe të riun.

Në këmbë, hajduti i ri arriti të shponte nëpër arat me misër dhe pambuk dhe të zhdukej përkohësisht.

Sidoqoftë, ai është identifikuar pasi u filmua nga kamerat e sigurisë, ndërsa biçikleta u gjet dhe iu kthye pronarit.

Artikulli i mëparshëmMakina përplas 15 vjeçarin në Tiranë
Artikulli i radhësSituata e Covid-19, mjeku Simaku tregon arsyen: Ja pse po shtohen rastet e infektimeve