KE rezervon 400 milionë vaksina, ja çfarë po ndodh

0

Komisioni Europian njoftoi sot se ka rezervuar në emër të vendeve anëtare të BE-së deri në 400 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19, e zhvilluar nga kompania amerikane “Johnson & Johnson”.

“Bisedimet eksploruese midis Komisionit dhe “Johnson & Johnson” synojnë të venë në dispozicion një kornizë për një blerje të parë prej 200 milionë dozash, që mund të pasohet nga një blerje e dytë për një numër të ngjashëm dozash”, saktësoi KE në një njoftim për shtyp, raporton ATSh.

KE dhe kompania amerikane pritet të zhvillojnë ende negociata në lidhje me kontratën e parashikuar.

Artikulli i mëparshëmDisa pyetje për ‘avoketërit’ e Ben Blushit
Artikulli i radhësCOVID-19, ky lajm do t’ iu gëzojë, nëse keni kaluar të ftohtin e zakonshëm ja hodhët