Policia e Unione Bassa Sesia në Aborio ndaloi një makinë pasi qarkullonte në një orar në shkelje të masave të vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Mjeti drejtohej nga një prift i cili kur u pyet nga efektivët nëse kishte një leje për të qarkulluar nxorri një vërtetim sipas të cilit po shkonte të bënte një ekzorcizëm për të dëbuar një prezencë të dyshuar djallëzore.
“Vërtetimi që paraqiti prifti shoqësohej nga disa letra kredenciale të firmosura nga arqipeshkvi dhe për këtë arsye u la i lirë pa iu vendosur një gjobë”, sqaron komandanti i policisë lokale Perangelo Daglia.