Familja Beckham feston ditëlindjen në karantinë (VIDEO)

0

Victoria Beckham ka festuar ditëlindjen e 46-të me një festë virtuale në rezidencën e saj në Cotswolds të premten, pasi Mbretëria e Bashkuar mbetet e bllokuar nga koronavirusi.

Stilistja postoi në Instagram disa foto nga mbrëmja me bashkëshortin David, 44 vjeç, dhe djemtë Romeo, 17 vjeç, dhe Cruz, 15 vjeç dhe vajzën Harper, tetë vjeç, pasi fryu qirinjtë e një torte të shijshme.

Për ditëlindjen e saj Victoria gjithashtu organizoi një ‘festë virtuale ’me mikun e saj DJ Fat Tony në Instagram.

Tony luajti këngët e saj të preferuara në mënyrë që fansat të mund të argëtoheshin së bashku me stilisten.

Miku i ngushtë i Victoria, Ken Paves gjithashtu ndau një montazh “funny” të Victoria-s, ku shfaqte lëvizjet e saj të famshme të kërcimit

.Ish-ylli i Spice Girl vuri në dukje se duke qenë në izolim kjo ishte një ‘ditëlindje më e çuditshme se zakonisht ’, por ndihej mirënjohëse për shëndetin dhe familjen e saj.

Artikulli i mëparshëmItali/ Shkonte për të bërë ekzorcizëm: Policia i fal gjobën priftit
Artikulli i radhësPresidenti Meta uron shqiptarët për Pashkë: Sjellshin shëndet, mirësi e begati për cdo familje