Djali Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti sot u përfshi në një aksident rrugor.Mjeku Naser Syla i cili ka kontrolluar djalin e Thaçit, pas aksidentit ka thënë për mediat kosovare se Endriti nuk ka marrë plagë të rënda dhe pas kontrollit është kthyer në shtëpi.
Ndërkohë mediat kosovare bëjnë të ditur se Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku të përfshira kanë qenë tri vetura është duke u marrë Njësiti i Trafikut.Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Mediat kosovare shkruajnë se Endrit Thaçi ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, në momentin që është aksidentuar në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Një tjetër person i përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur dhe ndodhet ende në spital. Identiteti i tij nuk dihet.