Pamje me dron, radha e automjeteve shkon në rreth 20 Km, emigrantët vijojnë të sfiliten në vapë (VIDEO)

0

Deri me tani nuk ka zgjidhje për emigrantët shqiptarë, të cilët presin prej 4 ditësh në radhë, për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës. Siç shihet edhe në pamjet me dron, radha ka arritur në rreth 20 km, deri në fshatin Grapsh. Qytetarët qëndrojnë mes vapës dhe e kalojnë natë e dite nëpër makina.

Nuk ka munguar edhe aksidentet apo personat që janë dërguar me urgjencë në spital. Mesditën e sotme ndodhi një ngjarje tragjike, ku një 10-vjeçar, i cili priste për të kaluar kufirin, u përplas për vdekje nga një ambulancë. Pala greke punon me pak sportele dhe orar të reduktuar për shkak të pandemisë.

Artikulli i mëparshëmMbytet në Liqenin e Shkodrës një 24-vjecar
Artikulli i radhësU përplas nga autoambulanca sot në Kakavijë, ja kush është 10 vjeçari që humbi jetën