Disfata befasuese ndaj Lionit, Guardiola i dëshpëruar: Kjo është arsyeja pse u eliminuam…

0
Guardiola

Eliminim tronditës për Mançester Sitin, në përballjen e fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Këtë gjë e pohoi edhe trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, që në prononcimin pas ndeshjes, është shprehur tejet i zhgënjyer, teksa deklaroi:

Ndeshja- Në këto ndeshje duhet të jesh perfekt dhe ne nuk ishim. Nuk e di. Ndoshta një ditë do të arrijmë ta kalojmë distancën që na ndan nga gjysmëfinalet. Në 20, 25 minutat e para kemi pasur vështirësi për të gjetur hapësira në sulm.

Vendimet e VAR-it – Nuk dua të flas për rrethanat. Duket sikur po ankohem dhe po gjej arsyetime. Jemi jashtë.

Kisha ndjesinë se jemi gati, por ne bëjmë gabime. Kjo është arsyeja pse u eliminuam. Kemi bërë shumë gjëra të mira, por nuk ka mjaftuar. Kemi bërë gabime në zonën e rreptësisë në momente vendimtare.

Rasti i humbur i Stërling? Në këto situata duhet të barazohet për ta çuar ndeshjen në  kohën shtesë, por më pas ne pësuam të tretin dhe ndeshja mbaroi. Kemi krijuar më shumë raste dhe kemi bërë më shumë gjuajtje.

Jemi të zhgënjyer. Tani do të shkojmë me pushime. Më pas duhet të ngremë moralin e lojtarëve kur të kthehen përsëri në klub. Ndonjëherë duhet ta thyesh këtë barrierë të gjysmëfinaleve. Skuadra e ka merituar në vitet e fundit. Ndoshta do të arrijmë ta bëjmë një ditë”, u shpreh Guardiola.

Artikulli i mëparshëmJo vetëm Setien, revolucion total te Barça. Bartomeu do shkarkojë…
Artikulli i radhës“Do iu tregojmë vendin turqve”: Kryeministri grek, “mesazh” Ankarasë nga baza e avionëve luftarakë