“Do iu tregojmë vendin turqve”: Kryeministri grek, “mesazh” Ankarasë nga baza e avionëve luftarakë

0

Vazhdojnë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, të cilat kanë arritur kulmin gjatë ditëve të fundit. Një lëvizje e fundit e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis është vënë në fokus të mediave turke.

Sikurse duket nga fotot e shpërndara për mediat nga zyra e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një vizitë në një prej bazave të avionëve luftarakë.

Ai bisedoi me pilotët e Forcave Ajrore të bazës së Souda, duke dërguar kështu një mesazh për palën turke.

Avionët luftarakë grekë qëndrojnë në gjendje gatishmërie. Në foto, mjetet luftarake “F-16 Block 52 plus” duken të pajisur me të gjithë armatimin e nevojshëm.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Mitsotakis u ka kërkuar pilotëve që të qëndrojnë në gjendje gatishmërie.

“Aftësia parandaluese e Forcave të Armatosura është një parakusht për paqen. Kjo gjë është vërtetuar në terren gjatë ditëve të fundit”, është shprehur Kryeministri grek. Vizita e Mitsotakis në bazën ajrore është komentuar edhe në shtypin turk.

Tensionet me Greqisë dhe Turqisë në Mesdhe u rritën për shkak të mosmarrëveshjeve për shfrytëzimin e rezervave natyrore në det.

Artikulli i mëparshëmDisfata befasuese ndaj Lionit, Guardiola i dëshpëruar: Kjo është arsyeja pse u eliminuam…
Artikulli i radhësMarrëveshja: Polonia, kështjellë ushtarake amerikane në Europë