Përplasja me armë zjarri në Shkodër, policia zbardh ngjarjen e djeshme

0

Një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e shkuar në Shirokë të Shkodrës është zbardhur nga policia, duke shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi me iniciale B. G. 26 vjeç, banues në Durrës ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.

Pasi qëlloi me armë, një plumb rikoshet ka goditur shtetasin me iniciale D. Q., i cili ka mbetur i plagosur lehtë.

Njoftimi:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë, më datë 15.08.2020

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, me datë 15.08.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit B. G. 26 vjeç, banues në Durrës

Ky shtetas mbrëmjen e datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë,  është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.

Shtetasi B. G pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe me pas është larguar.

Si pasojë e rikoshetit të plumbit  është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit të shpallur në këkrim

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrasje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Vetëgjyqësi, “Plagosje e lehtë me dashje”.

Artikulli i mëparshëmApple heq Fortnite nga App Store/ Në gjyq me “gjigantin” e lojërave
Artikulli i radhësGonxhja e Ramës: Nëna përgjegjëse për fëmijën që vrau autoambulanca, s’kemi ç’ti bëjmë grekut e virusit