Verona ka bërë një sezon shumë të mirë në Serie A dhe merita kryesore për këtë është edhe e dy qendërmbrojtësve shqiptarë Marash Kumbulla e Amir Rrahmani. Lojtari i kombëtares së Kosovës është lojtari i ri i Napolit, por në klubin e ri do të prezantohet me statusin e rikuperuesit më të mirë në Serie A.
Pikërisht sipas statistikave të publikuara nga kampionati italian, Rrahmani ka kryer 491 rikuperime gjatë sezonit, duke lënë pas Colley të Sampdorias. Podiumin e kompleton futbollisti i Lazios: Sergej Milinkovic Savic ka bërë 441 rikuperime, vetëm një më pak se vendi i dytë, por ka mbajtur pas Banin e Bolonjës. Në 5 më të mirët ka vend edhe për një tjetër futbollist shqiptar: Gjimshiti i Atalantës është i pesti me 422 rikuperime…
1 HELLAS VERONA Amir Rrahmani 491
2 SAMPDORIA Omar Colley 442
3 LAZIO Milinkovic Savic 441
4 BOLOGNA Mattia Bani 427
5 ATALANTA Berat Djimsiti 422