Ish-kandidati për kryetar bashkie në Këlcyrë Hazbi Kasaj është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Ai u bë mjaft i njohur në vitin 2005 pasi paralajmëronte votuesit në formë mallkimi se nëse nuk do të votonin për të, do i zinte kanceri në fyt.
Më vonë ai deklaroi publikisht se nëse do të merrte postin e kryebashkiakut do të hapte shtëpitë publike në Këlcyrë, si dhe do të liberalizonte mbjelljen e hashashit.
Që prej vitit 2005, Kasaj ka kandiduar nën siglën e partive të ndryshme për të marrë postin e kryetarit të Bashkisë në këtë qytet.