Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj në një shkrim të gjatë në mediat sociale iu është përgjigjur kritikave të kolegëve të tij, në lidhje me deklaratat publike të bëra nga Brataj.
Duke iu referuar një interviste televizive, Brataj tha gjatë bisedës dha një këshillë për qytetarët që të kenë kujdes me ekzaminimet e imazherisë(CT-skaner) sepse kur marim doza të larta rrezesh ato janë shkak për tumore të ndryshme, midis të cilave edhe leuçemia(tumor i gjakut).
“Nga ai moment ka shpërthyer një aggression në rrjetet sociale nga perona dhe mjekë me fytyrë dhe të pa fytyrë, një sulm ndaj personit tim që nuk arrij ta kuptoj(e kuptoj)! Të zakonshmit i kuptoj, por ajo që nuk kuptoj janë injorantët që më bëjnë tag! Të bësh tag një person duhet të jesh mik me të ose të kesh një qëllim në shpërndarjen e një informacioni!
Por njerëz që nuk janë mjek të cilët vlerësojnë dhe gjykojnë mjekët, më bëjnë tag për të shpërndarë injorancën e tyre nuk i kuptoj se çfarë kurajo kanë të bëjnë atë. Po ashtu disa mjek që për keqardhje nuk kanë hapur ndonjëher librin që kur kanë mbaruar shkollën, por japin leksione, atyre që mësimdhënien dhe përditësimin e kanë motiv të jetës së tyre, çfarë figure bëjnë? Ata që kanë ngecur në shërbimin shëndetësor publik për të marë rrogën dhe për ta shfrytëzuar atë sa të mundin, çfarë këshillash mund të japin?”- shkruan Brataj.
Teksa përmend disa mjekë me iniciale Brataj u sugjeron atyre që hapin librat, mbylln gojën dhe tu shërbejnë qytetarëve.
Postimi i plotë:
Kur llumin e lë të lirë mbulon çdo gjë të mirë!! Sa më shumë ta lësh të lirë aq më shumë të tërheq në errësirë!! STOP!!
Më falni qytetar, unë jam shqipëtar, por sot jam më shumë VLONJAT!
Edukatën e kam nga familja, nga skolla dhe soqëria, por llumin nuk e duroj dot, qoftë i atyre të pseudoshkolluarëve, qoftë i të pa shkolluarëve. Unë nuk e lë të kaloj më këtë llum, nuk e lë të më shkeli me këmbë as dinjitetin, as profesionin dhe mbi të gjitha personalitetin dhe familjen.
Ky mentalitet na ka sjellë në këtë ditë ku edukata është virtyt i pakicës!
Dje, te Neës 24 folëm për gjendjen aktuale të infeksionit nga Sars-Cov 2/Covid-19 në Shqipëri, ku u mundova të tregoj si gjithmonë realitetin na pëlqen ose jo ai është real. Gjatë bisedës dhashë një këshillë për qytetarët që të kenë kujdes me ekzaminimet e imazherisë(CT-skaner) sepse kur marim doza të larta rrezesh ato janë shkak për tumore të ndryshme, midis të cilave edhe leuçemia(tumor i gjakut). Këtë e thotë shkenca, unë e solla në vëmendje.
Nga ai moment ka shpërthyer një aggression në rrjetet sociale nga perona dhe mjekë me fytyrë dhe të pa fytyrë, një sulm ndaj personit tim që nuk arrij ta kuptoj(e kuptoj)! Të zakonshmit i kuptoj, por ajo që nuk kuptoj janë injorantët që më bëjnë tag! Të bësh tag një person duhet të jesh mik me të ose të kesh një qëllim në shpërndarjen e një informacioni! Por njerëz që nuk janë mjek të cilët vlerësojnë dhe gjykojnë mjekët, më bëjnë tag për të shpërndarë injorancën e tyre nuk i kuptoj se çfarë kurajo kanë të bëjnë atë. Po ashtu disa mjek që për keqardhje nuk kanë hapur ndonjëher librin që kur kanë mbaruar shkollën, por japin leksione, atyre që mësimdhënien dhe përditësimin e kanë motiv të jetës së tyre, çfarë figure bëjnë? Ata që kanë ngecur në shërbimin shëndetësor publik për të marë rrogën dhe për ta shfrytëzuar atë sa të mundin, çfarë këshillash mund të japin?
Aty ku kam studiuar dhe kam punuar më kanë mësuar si të vizitoj pacientin!
Të intervistoj pacientin Të marë anamnezën, të pyes për sëmundjet që ka kaluar, çfarë terapie marin, a është alergjik nga ndonjë medikament e të tjera!
Ekzaminimin objektiv, pra bëjë vizitën pacientit. Vendos çfarë ekzaminimesh laboratorike të kërkoj (kjo vlen për ty I.A)! një emocrom(gjak komplet), formul leukocitare për të parë nëse ka infeksion bakterial apo viral.
Një EKG, një Rx toraksi. Nëse dyshimi nuk më çon drejt diagnozës kërkoj ekzaminime shtesë laboratorike dhe imazherike si: Funksionalitetin kardiak me: CKMB, Troponinat, LDH. Funksionalitetin renal Azotemi, Kreatinemi. Funksion Hepatik janë transaminazat si SGOT,ALT, AST. Funksionaliteti pankreatik si Amilaza, Lipaza. EKO, CT, RMN.
Vendos një terapi DHE pasi arrij në një diagnozë, kontaktoj specialistin përkatës!
Për Covidin skanerin e këshillon specialisti në momentin e duhur, por nëse përsëritet shumë shpesh shkakton tumore! Një pyetje për ata që u prekën nga biseda ime që të bëjmë kujdes me CT(skanerin): Sa është sasia e rrezeve të një skaneri në krahasim me një Rx?
Ti (R.C) që më bën tag se nuk beson se të bësh shumë (CT)skanera, nuk të shfaqet leuçemia, ndërro mjek se ai që ke gjetur nuk është përditësuar që ditën që ka dalë nga shkolla!
p.s. Mos ki merak se nuk më kanë ngatërruar në maternitet (kam lindur në shtëpi, në Kaninën time)!
Ti(disa) komentues vulgar, pa edukatë që më shani për çdo gjë, për nënën(e shtrenjtë të përqafoj) , motër, grua dhe rracë, nëse nuk e di mësoje: Ne vlonjatët sa ngrihemi nga gjumi në mëngjes e themi një frazë!!
Ti (R.O) bëja mu… diplomës dhe shko për dru në mal se nuk e mban mend ku e ke mar dhe kush ta ka dhënë diplomën!
Ti (I.A) që ekzaminimet imazherike, CT(skanerin) e shikon të pa dëmshëm kur e bën tre herë në javë na trego shkollën ku e ke mësuar! Kur shkon të vizitosh një pacient të gjallë(e di ti për kë bëhet fjalë), mos e deklaro të vdekur pa e vizituar, se nuk je mjek! Këtheu te mjeksia, jo te partia, se ndofta nuk do dëmtosh më njeri, se për të shëruar as që bëhet fjalë me pa aftësinë tënde!
Ti (F.B) që llap nga mëngjesi në darkë QKUM-tha ose 127, për fatin e mirë nuk je pjesë e këtij shërbimi, ik jep ndonjë dozë metadoni toksikodipendentëve, ajo të shkon për shtat, se urgjencës vetëm emrin i di! Hë se harrova, mëso që mbajtësja e defibrilatorit nuk është GPS!! Po munde mëso si ndizet!
Thjesht një këshillë për mjekët e kësaj kategorie: Hapni librat, mbyllni gojën, shërbejuni qytetarëve.
Mos bëni sekserin e përqindjeve të imazherisë(CT) dhe analizave të laboratorit, lëreni ta zgjedh qytetari ku do ti bëjë ato! Ju bëni interpretimin, diagnostikimin dhe terapinë e pacientëve!
Thjesht një këshillë për tagistët: Hapni sytë, njihni mjekët, mbyllni gojën, shërbejuni qytetarëve.
Thjesht një këshillë për sharësit: Kthejini sharjet nga familja juaj, nëse do ju pëlqente sharja me listën e tyre në facebook vazhdoni!