3 ushqime që nuk duhen konsumuar para gjumit

    0
    3 ushqime që nuk duhen konsumuar para gjumit

    1.Akullorja

    Me përmbajtje të lartë sheqeri, duke konsumuar akullore trupi do të furnizohet me energji, që organizmi nuk mund ta djegë në orët e vona të darkës. Kështu, rezervat e tepërta të sheqerit do të shndërrohen në masa dhjamore, që askush nuk do t’i dëshironte t’i kishte me tepricë.

    2.Majdanozi

    Ndoshta ju surprizon që përfshihet në listë, por ky produkt ndikon në shkarkimin e ujit nga organizmi. Konsumimi i majdanozit në darkë do të bëjë që të zgjoheni disa herë gjatë natës për të urinuar, çka do të shkaktojë lodhje dhe gjumë të çrregullt.

    3.Makaronat

    Janë një zgjidhje sa e shpejtë, aq dhe e shijshme, por të klasifikuara si karbohidrate, gjatë pasivitetit të gjumit, organizmi do të prodhojë rezerva dhjami të tepërta. Nuk duhet harruar se makaronat zakonisht shoqërohen me përbërës shtesë, si djath apo vaj ulliri, të cilat do ta përkeqësojnë sistemin tretës. Indeksi i lartë glicemik në këtë produkt është gjithashtu ndikues negativ, pasi rrit rrezikun për shfaqjen e diabetit

    Artikulli i mëparshëmKëtë pjesë të trupit të gjithë harrojmë ta lajmë kur bëjmë dush, bëjeni patjetër herën tjetër se aty gjenden 250,000 gjëndra djerse
    Artikulli i radhësPërkthimi” kthehet në profesion të lirë, rregullohet me ligj