Një milionere është shpëtuar nga autoritetet pasi u rrëmbye për 162 ditë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 46-vjeçarja Sandra Munsamy është mbajtur “lidhur me zinxhir si qen” gjatë gjithë kësaj periudhe.
Munsamy u mor peng në Maj të vitit të kaluar dhe pengmarrësit kërkonin 6 milionë Paund për lirimin e saj.
Nëna e dy fëmijëve po udhëtonte pranë Durban-it në Afrikën e Jugut kur u mor me forcë nga një bandë në rrugë që qëlloi edhe me armë ndaj mjetit të saj.
Më pas, ajo u dërgua me sytë e lidhur në një makinë tjetër për t’u u zhvendosur në Mpumalanda ku u mbajt peng për 6 muaj.
Mediat shkruajnë se milionerja nuk kishte mundësi të largohej veçse të lëvizte nga krevati deri në tualet për shkak se e mbanin lidhur me një zinxhir.
Pasi ranë në gjurmët e 46-vjeçare autoritetet vunë në pranga dy persona, si “rojtarë” të shtëpisë ku mbanin gruan. Më vonë u vunë në pranga edhe dy persona të tjerë.
Munsamy zotëron një kompani shërbimesh transporti në Afrikën e Jugut.