Nëse kërkoni në “Google” Alketa Vejsiu – Olti Curri, do të gjeni me qindra linqe lajmesh për debate mes tyre, hera herës teksa hedhin e presin kunja.
Dhe së fundmi një shkrim i Alketa Vejsiut është pritur me kritika.
Moderatorja shqiptare shkruante në një postim në Instastory, se as buzët e fryra, as fotot perfekte në Instagram, as vithet e mbushura, as beli i hollë dhe as gjokset bujare nuk të bëjnë të bukur, pasi të qenit e bukur është diçka tjetër.
Mediat nxituan ta interpretonin si një qëndrim të Alketës kundër standardeve të bukurisë që janë vendosur sot, dhe për këtë, opinionisti Olti Curri ka bërë një reagim mjaft ironik.
‘Ka shumë të drejtë! Yll të bën një kirurg plastik i vëmendshëm, që para se të të bëjë anestezinë lexon sms që i ke dërguar ku i kujton që mos të të bëjë copy paste me Tunën”, shkruan Olti.