Interi nuk ia doli të fitonte trofeun e 4-t të Ligës së Europës, teksa u mposht në finale nga ekspertët e Sevijas.
Menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit, kampionët e Serisë A, Juventus, nuk ka humbur kohë për të uruar nëpërmjet faqes zyrtare të “Twitterit”, skuadrën spanjollë.
Një postim ky që duket disi i qëllimshëm, pas kunjave të fundit që ka pasur mes skuadrën bardhezi dhe trajnerit Antonio Konte. Ngelet për t’u parë në qoftë se juventinët do të jenë aq të përpiktë në urimin e skuadrës fituese të Champions-it këtë të diel.