Pas një betejë të gjatë, rreth 4 javore, dhe prej 3 ditësh e intubuar në spital nga Covid-19, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.
Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve.
Kohët e fundit familjarët e saj, edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.
Me gjithë përpjekjet e shumta, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte. Artistja 52-vjeçare Rainita Pupi ka lënë një repertor të gjerë këngësh.