Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se vaksina e COVID-19 do të jetë falas në Greqi.
Ai tha se nuk e di se kur Greqia do të ketë vaksinën, ose cilën prej atyre që po testohet pasi mund të jetë edhe më shumë se një, por i siguroi qytetarët se vaksina në Greqi do të jetë falas për qytetarët.
Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias disa ditë më parë tha se vaksina do të vinte në fund të dhjetorit të 2020, dhe është ajo që po teston Universiteti i Oksfordit dhe që do e prodhojë kompania farmaceutike AstraZeneca.
Sipas deklaratës, Greqia do të marrë 3 milionë doza të vaksinave. Në rajon, Maqedonia e Veriut gjithashtu tha se ka siguruar vaksinën pasi Polonia do i shesë një pjesë të stokut të saj.
Nuk dihet ende për Shqipërinë.