Shmanget tragjedia në Ersekë, një i plagosur me thikë, përplaset dhe një grua

0

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Ersekë, ku një person është plagosur me thikë, e një grua është përplasur me makinë.

Mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë 5 persona nga fshati Taç i Ersekës, mes të cilëve edhe kushërinj.

Mësohet se këta persona janë konfliktuar për zaptimin e një tokë.

Kaq ka mjaftuar që në ketë konflkt masiv të përdoren thikat, e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Burime bëjnë të ditur se njëri prej kushërinjve që janë konfliktuar është plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Korçës nga ku mësohet se është jashtë rrezikut, ndërsa të tjerët të përfshirë në të kanë marrë plagë të lehta dhe pasi kanë marrë mjekimin në spitalin e Ersekës janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Në këtë konflikt mësohet se janë përfshirë edhe njerëz që jetojnë prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa burimet theksojnë se sherri të ketë nisur pikërisht për zaptimin e tokave të njëri-tjetrit.

Ndërkohë njëri prej autorëve është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe në nxitim e sipër me makinë ka marrë përpara një shtetase femër e cila është plagosur dhe transportuar në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Artikulli i mëparshëmDua Lipa feston ditëlindjen, Chiara Ferragni e uron në shqip: Gëzuar ditëlindjen zemër
Artikulli i radhësTragjike/ Vdes një shqiptar në Itali