Grupi OPEC + ka tejkaluar me 2.31 milion fuçi në ditë (bpd) prodhimin e naftës mbi kuotën kolektive të rënë dakord për maj-korrik e cila do të kompesohet në gusht dhe shtator, njoftoi Reuters të enjten, duke cituar një dokument të brendshëm të OPEC +.
OPEC + nisi në maj një ulje rekord të prodhimit prej 9.7 milion fuçi në ditë, në përgjigje të uljes drastike të kërkesës si pasojë e pandemisë. Shkurtimet po lehtësohen në 7,7 milion fuçi në ditë që nga 1 gusht, një muaj më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht. Anëtarët që nuk arritën të ulnin në ulnin në masën e rënë dakord prodhimin e tyre, premtuan të kompensojnë sasitë përkatëse me shkurtime shtesë në gusht dhe shtator.
Dokumenti i brendshëm që Reuters ka parë nuk shpjegon në detaje se si ato shkurtime shtesë do të shpërndaheshin në gusht dhe shtator. Vlerësimet nga OPEC + tregojnë se Iraku ka prodhuar një tepricë prej 851,000 fuçi më shumë midis majit dhe korrikut – ky ishte anëtari më pak i bindur i paktit. Iraku ka premtuar të shkurtojë shumë më tepër për të kompensuar pajtueshmërinë e dobët, por prodhimi i tij në korrik u rrit me 39,000 fuçi në ditë duke arritur mesataren prej 3,752 milion fuçi naftë në ditë, sipas Raportit të fundit Mujor të Tregut të Naftës (MOMR) të OPEC.
Nigeria gjithashtu ka prodhuar më shumë mes majit dhe korrikut, duke shkuar në 315,000 fuçi mbi tavanin e caktuar, sipas dokumentit të OPEC + të parë nga Reuters.
Rusia, udhëheqësi i grupit jo-OPEC në koalicionin OPEC +, gjithashtu prodhonte mbi kuotën e saj – 283,000 fuçi në ditë më shumë sesa duhej për të qenë në përputhje të plotë.
Bursa për datën 24 Gusht 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 421.25 | + 24.00 |
DIESEL | 366.25 | + 11.50 |
BRENT | 44.81 | + 1.23 |
©aktualitet.al