Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli në konferencën për shtyp para gazetarëve, për përballjen e ditës së martë mes bardhebluve dhe skuadrës serbe të Crvena Zvezdës. Nigeriani u shpreh optimist për këtë përballje, teksa deklaroi se shanset janë të barabarta për sa i përket kualifikimit.
NDESHJA – Shpresoj të marrim rezultatin e duhur ndaj Crvena Zvezdës. Kur e kam thënë që do të synojmë grupet, nuk i kam menduar çfarë skuadre kemi përballë. Do të tentojmë me të gjitha mundësitë. Do të futemi në fushë dhe do të japim maksimumet. Do të marrim rezultatet që na takojnë. Ndeshja varet nga ne, në qoftë se futemi në fushë dhe japim maksimumin.
KUNDËRSHTARI – Tirana ka të njëjtat shanse si Crvena Zvezda. Nuk e di i keni parë ndeshjet e Champions-it, ekipe si Lioni dhe PSG. Po të ishim në kushte normale PSG nuk do të ishte në finale. Ne do të shpresojmë deri në fund, çdo gjë mund të ndodhë.
CCFARË DUHET TË BËJË TIRANA – Duhet të japim më shumë se ndeshja ndaj Dinamos. Duhet të marrim maksimumin e mundshëm. Kam besim që çunat do japin maksimumin në fushë.
FORMACIONI – Do të shikojmë deri nesër. Do ta merrni vesh nesër. Do të shikojmë lojtarët që do të kemi në dispozicion dhe do të vendosim.
MUCCI TITULLAR? Nesër do ta marrim vesh. Nuk mund ta them. Nesër do ta shikoni. Do të studiojmë kundërshtarët dhe mundësitë. Lojtarët kanë shpenzuar energji, do të shikojmë cilët do të jenë gati.
FAKTORI FUSHË- Mund të jetë avantazh, po edhe s’mund të jetë. Kundërshtari është ekip me shumë vlerë. Është si ndeshje Kupe, që çdo gjë mund të ndodhë.
NDËRHYRJE ME DRON NGA TIFOZËT- Nuk mund ti përgjigjem unë kësaj pyetje. Unë merrem me gjërat brenda fushe. Nuk ndikon presioni në fushë. Ne fokusohemi te fusha. Thjesht duhet të japim maksimumin.
LOJA E CRVENA ZVEZDËS – E dimë si luajnë ata. Do ta shikoni nesër. Është ekip i fortë me kualitet dhe dinë të luajnë futboll.
SKUADRA MË E QETË? Para ndeshjes me Dinamo Tbilis ishte një atmosferë tjetër. Ishte jashtë Shqipërisë. Një pjesë e kishin për herë të parë. I kam përgëzuar lojtarët e rinj. Ishte diçka e madhe për ata. Kanë fituar vetëbesim.
I TREMBESH MBINGAR- Jo unë i njoh lojtarët. Është kënaqësi të luash në Champions. I kam thënë lojtarëve ta shijojnë ndeshjen, jo të kenë emocione. Kemi diçka në favorin tonë.
PIKA E FORTË DHE E DOBËT E CRVENËS – I dimë të gjitha. Është ekip i fortë që di të sulmojë. Janë ekip agresiv. Nesër do ta shikojmë si do ta përballojmë.