Mbrëmja e ditës së martë, ka qenë me të vërtetë tronditëse për tifozët e Barcelonës, pas lajmit të bërë publik nga mediat spanjolle, ku raportohej se ylli i skuadrës, Lionel Mesi, ka kërkuar largimin nga skuadra katalanase.
Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, ka pasur protesta masive përpara stadiumit “Camp Nou”, ku tifozët duan largimin e presidentit Bartomeu pasi sipas tyre ai është fajtori kryesor që Mesi ka kërkuar largimin.