Leo Mesi mesa duket ka vendosur të largohet nga Barcelona, dhe këtë vendim i’a ka komunikuar edhe skuadrës. Argjentinasi kërkon të aplikojë një klauzolë që i lejon të përfundojë kontratën një vit para afatit.
Menjëherë pas këtij lajmi, presidenti i Barcelonës, Bartomeu ka thirrrur një takim urgjent për të vlerësuar kërkesën e Mesit. Ndërkohë në krahun tjetër, përveç ekipeve që e kanë seriozisht për argjentinasin ka nga ato skuadra që e kanë përdorur këtë rast për të bërë humor.
Lokomotiva e Moskës ka publikuar një foto të Mesit i veshur me fanellën e ekipit rus, sigurisht me shaka.