VIDEO/ Uzuni jep asist spektakolar, Ferencvaroshi “dërgon” Sëlltikun në shtëpi

0
Uzuni

Ferencvaroshi i Myrto Uzuni ka tronditur Sëlltikun brenda në Gllazgou, duke e eliminuar nga Champions-i në raundin e dytë. Kampionët e Hungarisë triumfuan me rezultatin 1-2, falë golave të Siger dhe Nguent, duke avancuar më tej. Për skocezët golin e vetëm e shënoi Kristie.

Për sa i përket futbollistit të Kombëtares shqiptare, Uzuni u aktivizua titullar, duke dhënë një  asist spektakolar nga një distancë e largët për Nguent, që e finalizoi në mënyrë të shkëlqyer.

Artikulli i mëparshëmArratiset i burgosuri shqiptar në Greqi
Artikulli i radhësVIDEO/ Tension në “Camp Nou”, tifozët “pushtojnë” stadiumin dhe zyrat e klubit