Britani e Madhe/ Zbulohet spërkatësi që vret COVID-19, përdorej për mushkonjat, por trupat ushtarake…

0
sprej

Pas përhapjes së virusit COVID-19, trupat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar ishin furnizuar me një spërkatës kundër insekteve i quajtur “Citriodiol”.  Ata e kishin përdorur atë si një masë mbrojtëse kundër infektimit.

Sot mediat e huaja raportojnë se pas një studimi ushtarak të kryer në Mbretërinë e Bashkuar në këtë lloj sprej është gjetur përmbajtje, e cila mund të vrasë edhe llojin e koronavirusit që e shkakton COVID-19.

Forcat e armatosura tashmë kanë rezerva të “Citridiol” dhe thonë se ia vlen të provohet, pasi s’ka asnjë efekt anësor. Ky lloj spreji mund të përdoret si një shtresë shtesë mbrojtjeje, së bashku me teknikat e tjera parandaluese siç është veshja e një maskë për fytyrën dhe larja e rregullt e duarve.

Laboratori mbrojtës i Britanisë ka vendosur të ndajë gjetjet e tyre paraprake në mënyrë që të mund të bëhen hulumtime të mëtejshme në lidhje me efektet e tij në Covid-19. Detajet e plota të studimit pritet të publikohen brenda një kohe të shkurtër.

Repelentët e tjerë të insekteve që përmbajnë produkte si Deet nuk mendohet se janë efektive – përbërësi kryesor është Citriodiol. Pema eukalipt e citriodora krijon vajin, i cili nxirret nga gjethet dhe degëzat për të krijuar produktin.

Artikulli i mëparshëm“Dashuri dhe urrejtje”, Angelina Jolie nuk dëshiron që divorci me Brad Pitt të përfundojë, sepse…
Artikulli i radhësVaksina anti-Covid e kompanisë Moderna shfaqet premtuese, zbardhen rezultatet e para tek personat e moshuar