Receta e sufle-s është shumë e lehtë për tu pregatitur dhe piqet në pak kohë, çka do të thotë që në ditët që nuk keni shumë kohë në dispozicion, ju duhet shumë pak për të bërë një ëmbëlsirë të shijshme.
Përbërësit që ju duhen:
- Gjalp 1 luge gjelle
- Qumësht 1/2 gote
- Vezë 2 kokrra
- Vanilje 1/2 luge gjelle
- Sheqer 3 lugë gjelle
- Çokollatë 100 gr (75% cocoa)
- Pak kripë
Përgatitja:
1. Fillimisht shkrini çokollatën
2. Pastaj përgatisni tavat e vogla ku do të vendosni ëmbëlsirën. Pasi t’i keni lyer anët e tyre me gjalpin e shkrirë, hidhini sheqer.
3. Rrihni të bardhat e vezëve
4. Të verdhat e vezëve përziejini me çokollatën e shkrirë
5. Shtojini vezën e rrahur
6. Vazhdoni përzierjen derisa çokollata të marrë ngjyrë uniformë
7. Hidhini nëpër tasa dhe gati për pjekje në furrën e parangrohur në 200 gradë, për 12-15 min.
Për të ndjekur procesin me kujdes në çdo hap, mund të shihni videon më poshtë: