Shtyhet rifillimi i stërvitjeve për Romën. Shoqëria verdhekuqe ka vendosur të anullojë seancën e parë për sezonin e ri, parashikuar pasditen e sotme, si pasojë e lajmit për pozitivitetin me koronavirus të Bruno Peres e Justin Kluivert. Me atë të anësorit brazilian e të sulmuesit hollandez shkon në katër numrit i rasteve të regjistruara në ditët e fundit në Trigoria, pas Mirante e Carles Perez, një rrethanë që e ka shtyrë klubin të shtyjë rifillimin e stërvitjes në pritje të një vale tjetër tamponesh.
Seanca e parë ishte parashikuar në orën 18, por është shtyrë me 24 orë, me kusht që të jenë negativë rezultatet e testeve të parashikuara mëngjesin e të shtunës.
Lajmi për rastin e tretë pozitivit brenda grupit të skuadrës është dhënë nga vetë ish-lojtari i Torinos në rrjetet sociale: “Përshëndetje të gjithëve, fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me Covid-19 por dua ti bëj të gjithëve me dije se jam mirë e nuk kam simptoma – ka shkruar ai – Tani do të respektoj ditët e izolimit, por mezi pres të rinis të punoj me pjesën tjetër të skuadrës në prag të sezonit të ri. Do të shihemi së shpejti e gjithnjë Forca Roma!”. Pak orë më pas erdhi lajmi se edhe Kluivert është infektuar me virusin.