I dashuri xheloz torturon 54-vjeçaren kur mëson se ishte në klub striptize dhe jo me shoqet në restorant

0
This image has an empty alt attribute; its file name is burri-1.png

Një i dashur xheloz po pret dënimin me burg në Uells të Britanisë pasi mori peng dhe torturoi të dashurën e tij kur zbuloi përmes rrjeteve sociale se kishte qenë në një klub striptize me meshkuj, kur atij i kishte thënë se do të shkonte për darkë me shoqet.

54 vjeçarja Wendy Fry i tha të dashurit Richard Badman, 50 vjeç se do të ishte në një restorant me koleget e punës por ai zbuloi në një postim në rrjetet sociale se emri i saj ishte lidhur me një shfaqje erotike meshkujsh në klubin “Netë të ndaluara”, me kërcimtarë meshkuj të quajtur ‘Sexy Viking’, ‘Billy Blue Eyes’ dhe ‘Hamshori Italian’.

Kur Badman zbuloi këtë ai bëri disa telefonata të mbushura me abuzime verbale duke e quajtur atë ‘bastarde e ndyrë’.

Kur Wendy u kthye në shtëpi ai e mbajti atë peng, e rrahu me grushte, i vuri një kaçavidë në fyt dhe e spërkati me gazlotsjellës.

Badman mohon sulmin ndaj Fry por pranon se ishte zemëruar për fatin që ajo e gënjeu që kishte shkuar të shihte ‘performuesit seksi’.

Në intervistën me policinë Badman tha se videot e kërcimtarëve muskulozë e bënin për të vjellë.

Pasi Badman mbajti peng nënën e dy fëmijëve Fry, ajo arriti të shpëtonte nga dritarja e tualetit.
Prokurori Marian Lewis tha se Fry kishte gënjyer Badman duke i thënë se po shkonte për darkë, pasi trembej se ai nuk do ta lejonte.

Mes të tjerave Badman i kishte vënë gjithashtu një jastëk në fytyrë gruas duke i thënë “do të kthehesh në shtëpi në një kuti”.

Duke dhënë dëshminë e saj me lidhje video Fry tha: “Ai më kapi nga fyti dhe më ulëriste, më tërhiqte rrotull dhe më shante. I thashë që dua të shkoj në shtëpi por ai më hodhi në krevat dhe u përpoq të më mbyste me jastëk”.

Fry ishte larguar më pas në hyrjen e shtëpisë dhe kishte kërkuar ndihmë te një fqinj që i kishte hapur derën, u tha në gjykatë.

Pas caktimit në paraburgim, gjykatësi Daniel Williams tha: Kjo është një shkelje serioze dhe raporti i mëtejshëm do të përcaktojë dënimin”.

Klubi ‘Forbidden Nights’ reklamohet në faqen e tij të internetit me sloganin: “Do të përfshiheni në një spektakël epshi, pasioni dhe eksitimi, duke ndjerë adrenalinën që ju vërshon nëpër trup”.

Artikulli i mëparshëmSTUDIMI/ Ilaçi i krijuar për macet mund të ndihmojë njerëzit në luftën kundër COVID, shkencëtarët: Të nisin provat klinike
Artikulli i radhësSi u bindën polakët të lejonin Tom Cruise të hidhte në erë urën e qytetit