Barcelona, këtë mëngjes, ka pritur lojtarët, për t’iu nënshtruar testimeve për COVID-19, të parashikuar nga protokolli i La Ligas. Ashtu siç është paralajmëruar prej ditësh, Lionel Mesi nuk është paraqitur për testet e Koronavirusit para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, duke thelluar gjithmonë e më shumë hendekun e largimit.
Mesi, gjatë ditës së shtunë përmes përfaqësuesve të tij ka bërë të ditur se nuk do të paraqitet për testime, teksa ditën e hënë edhe zyrtarisht pritet të fillojë epoka Kuman, me stërvitjet që tashmë janë planifikuar.
Xhordi dhe Martin Breithueit ishin futbollistët e parë që u shfaqën për të bërë testime. Testeve do t’iu nënshtrohen edhe lojtarët që tashmë nuk bëjnë pjesë në planet e Koeman, si Luis Suarez, Ivan Rakitiç dhe Arturo Vidal.