SHORTI/ Fati i buzëqeshë Tiranës, Kukësi “peshkon” Volfsburgun

0
Skysports Europa League Draw 4933430

Fati e dënoi në ndeshjen e Champions League kundër Crvena Zvezdës, por tani është kthyer sërish t’i buzëqeshë Tiranës. Kampionët e Shqipërisë kanë fituar të drejtën për të luajtur direkt në play-off e Ligës së Europës.

Sipas UEFA, 2 nga 10 ekipet kampione të eliminuara në turin e dytë të Champions do të kalonin direkt në play-off duke mos luajtur në turin e tretë. Shorti ka përcaktuar se një nga këto dy ekipe është pikërisht Tirana. Kjo do të thotë se bardheblutë janë vetëm 90 minuta larg arritjes historike të tyre për të luajtur për herë të parë në fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Ndërkohë Kukësi, Laçi dhe Teuta kanë njohur rivalët e tyre në raundin e dytë të Ligës së Europës. Shorti I hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë ekipit kuksian me gjermanët e Volfsburg.

Në raundin tjetër të Europa League, Teuta do të luajë kundër spanjollëve të Granada, ndërsa Laçi do të përballet me izraelitët e Hapoel Ber Sheva.

Ndeshjet e raundit të dytë në Ligën e Europës do të zhvillohen më 17 shtator.

Artikulli i mëparshëmPasojat e krizës: Mbyllen 32.4 mijë biznese, dali të papunë 57 mijë persona; Goditja më e fortë tek të vegjlit
Artikulli i radhës“Skandali me tenderin fiktiv 2.5 mln euro nga AKSHI”, PD: Kush fshihet pas përfituesit të taksave të shqiptarëve? Rama të japë përgjigjen një orë e më parë