Vetëm pak ditë kanë ngelur nga nisja e vitit shkollor 2020-2021. Në kuadër të rregullave mbrojtëse në kohë pandemie Ministria e Arsimit po video informuese për të gjithë nxënësit.
Ministrja Besa Shahini në profilin e saj në Facebook, ka postuar videon që tregon mënyrën se si duhet të kujdesemi për veten në një kohë të pazakontë.
Në postimin e saj Shahini, thekson se duhet të jemi të vëmendshëm ndaj rregullave anti Covid në këtë mënyrë do të mbrojmë, veten, familjen dhe mësuesit.
“Kujdesi për higjienën në shkollë, mbajtja e maskës, larja e duarve pas çdo veprimi dhe zbatimi i të gjitha rregullave të higjienës, ju mbron juve, mësuesit dhe më pas familjarët tuaj kur të shkoni në shtëpi,” shkruan Shahini.
Ndërkohë më herët me marrjen e vendimit për hapjen e shkollave, autoritetet përkatëse kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës nga nxënësit gjatë periudhës së qëndrimit në shkollë.