Kush është infermieri që humbi jetën sot

0
Kush është infermieri që humbi jetën sot

Infermieri që humbi jetën ditën e sotme si pasojë e Covid-19, është Pëllumb Maletaj, 63-vjeç me origjinë nga Tropoja.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se ai ushtronte detyrën e infermierit në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve.

I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor”, njoftoi MSH.

Burime bëjnë me dije se Maletaj nuk rezulton të jetë infektuar gjatë ushtrimit të detyrës pasi në pavijonin ku ai shërbente nuk ka pasur pacientë apo kolegë të prekur nga Covid-19.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar edhe miqtë të tij në rrjetet sociale të cilët vlerësojnë kontributin e tij 40-vjeçar në shërbim të pacientëve.

“Pellumb MALETAJ! Lamtumirë!  Ike nga kjo bote perpara kohe,per 40 vjet punove ne sherbim te njerzve me profesionin tend si infermjer.

Shume njerzve ( veçanarisht tropojanve me banim ne Laprake ) ju dhe ndihmen mjeksore, duke i shpetuar nga kthetrat e vdekjes,e si hakmarrje vdekja u tregua e pameshirshme, mizore dhe ne keto momente,u hakmor ndaj teje.

Pellumb Maletaj! I lehte te qofte dheu permbi varr. Familjar,te aferm,miq,shoke te Pellumb Maletaj! Zoti ju lashte shnosh per ndarjen nga jeta para kohe te tij”, shkruan miku i tij.

Image
Artikulli i mëparshëmBasha skanon krizën e shkaktuar nga Rama: 100 mijë shqiptarë kanë humbur punën dhe 32 mijë biznese…
Artikulli i radhësFOTO/ Pas kësaj grope fshihet një mister i madh