Pronari i një prej tavernave më të vjetra të peshkut në Mykonos, e cila është hapur që nga viti 1976 , Nikos Skepathianos, ra pre e një grabitjeje nga shqiptarët.
Sipas mediave greke, ata moren kasafortën, teksa biznesmeni i ndjeu dhe u përpoq t’i ndalonte. Ai më pas mori goditje të shumta në kokë dhe fytyrë, ndërsa sipas dëshmive të personave në Polici, autorët kishin në dorë një pistoletë. Sipas informacioneve, plani i autorëve të krimit ishte i organizuar mirë.
Ata e dinin që biznesmeni po largohej nga taverna me gruan e tij rreth mesnatës. Shqiptarët gjithashtu kishin llogaritur kohën që i duhej për të arritur në shtëpinë e tij dhe e dinin për ekzistencën e kasafortës, pasi pronari i tavernës mbart me vete të ardhurat e ditës, të cilat nuk janë të papërfillshme, pasi taverna e peshkut e Nikos Skepathianos është një nga më të vjetrat në ishull. Kështu që ata donin përmbajtjen e kasafortës, si dhe paratë “e freskëta” të ditës.