Studimi në Britani të Madhe zbulon disa prej simptomave të zakonshme të COVID-19, të cilat shfaqen tek fëmijët

0

Lodhja, dhimbja e kokës dhe ethet janë disa prej simptomave më të zakonshme nga coronavirusi tek fëmijët, ndërsa pak prej tyre zhvillojnë kollë ose humbjen e shijes dhe nuhatjes, zbuluan studiuesit së fundmi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britani të Madhe renditi tre simptoma të mundshme nga COVID-19 tek të rriturit dhe fëmijët mes tjerash janë temperatura larta, kollë e vazhdueshme, dhe humbje e shijes dhe nuhatjes.

Ndërkohë ekipi i cili qëndron pas studimit të simptomave të coronavirusit thotë se sëmundja paraqitet ndryshe tek fëmijët dhe më të rriturit.

“Ne duhet të fillojmë t’u tregojmë njerëzve se cilat janë simptomat kryesore të coronavirusit tek grupmoshat e ndryshme”, deklaroi Tim Spector nga King’s College London, i cili njëherësh drejtoi studimin.

Artikulli i mëparshëmKëtë mit urgjentisht duhet të mos e besoni
Artikulli i radhësUshtria meksikane konfiskon kamionin e kartelëve të drogës që e kishin shndërruar në “tank”