Ish-ministri Ylli Manjani tha se Rama nuk do të ngrejë Gjykatën Kushtetuese pasi është në komandë.
“Rama nuk do të ngrejë Gjykatë Kushtetuese se ai është në komandë, vjen edhe të merr pronën, sidomos kur duartrokitet nga ndërkombëtarët. S’ka pse krijon Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë do të jetë kjo klimë dhe ky pushtet, nuk ka pse ta bëjë këtë gjë. Sfida e radhës është bërja e shtetit shqiptar në 25 prill. Ekonomia bëhet, se shqiptarët janë vitalë, lëri të lirë, ky është ligji i parë i ekonomisë. Këtu s’ka siguri juridike.
Edhe Kodi Zgjedhor do të shkatërrohet tani. Rama nuk hap listat do të heqë koalicionet. Tani mendon se duke përçarë kundërshtarët mendon se do të shkojë drejt formulës së vitit 2017. Ai do që edhe me më pak vota se në vitin 2017 të marrë më shumë mandate”, tha Manjani për Ora News.