Albërje Hadërgjonaj u kërkon falje kolegeve, pas publikimit të videos ku shfaqet duke sharë

0
Albërie Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Artistja e njohur e skenës shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, këto ditë ka bërë bujë në mediet rozë për shkak të një problemi që kishte me kompaninë që ia menaxhonte klikimet në YouTube.

Ajo tregoi se ka shkëputur kontratë me kompaninë në fjalë dhe më pas këta të fundit publikuan një video të 44 vjeçares, ku shfaqet e frustruar duke sharë edhe koleget që janë pjesë e saj.

Megjithatë, këngëtarja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon teksa komentoi videon ku shfaqet duke përdorur termin ‘prostitutë’.

“Unë jam emocionalisht jo shumë mirë, sepse u degradua e gjithë gjëja. Përveç se unë nuk kam fyer artistë, fjala, më fal shprehjen, ‘ku***’ ka dalë në biseda kur kam qenë në kafe me Anxhelën dhe Aldorin”.

“Gjithsesi, nëse çdo koleg ose dikush është fyer sadopak, unë i kërkoj të falur”, shtoi ajo.

Për më shumë, Albëria ka hapur kanal të ri në YouTube dhe tani çdo këngë është e publikuar aty.

Artikulli i mëparshëmShpërthen zjarri në “repartin COVID” të një spitali në Indi/ Momenti kur stafi nxiton për të shpëtuar pacientët
Artikulli i radhësNë Egjipt zbulohen 13 arkivole të lashta