Ministrja Ogerta Manastirliu: Gjatë 24 orëve të fundit, 97 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid 19

0
119178473 1043951869394196 7789077586686912313 O

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se janë 97 qytetarët, të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19 në 24 orët e fundit.

Përmes një statusi në Facebook, ministrja ka postuar edhe foton e tre infermiereve në spitalet Covid që punojnë për shërimin e pacientëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 97 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”,- shkruan Manastirliu krahas fotos.

Në total numri i pacientëve që janë shëruar nga Covid 19 shkon në 6443 persona në vendin tonë.

Artikulli i mëparshëmBilanci i Covid 19/ Humbin jetën tre pacientë në 24 orët e fundit, 161 raste të reja
Artikulli i radhës‘T’i kthejmë Evën dhe Endrin nga Siria’: Protestë përpara zyrave të Ramës më 14 shtator