Ministria greke e Shëndetësisë ka vendosur të blejë 200 mijë teste të shpejta kundër koronavirusit.
Sipas njoftimit të ministrisë greke, antigjenet e shpejta, të cilat Greqia është një ndër vendet e para në Evropë që i merr, do të përdoren sipas udhëzimit të shkencëtarëve të Komitetit të Ekspertëve, si në praktikën e përditshme klinike, gjatë stinës së dimrit, ashtu edhe për të hetuar rastet epidemiologjike.
Fillimisht ata do të përdoren për situatën, me të cilën po përballet vendi prej muajsh nga koronavirusi. Mediet fqinje raportojnë se blerja e këtyre testeve është mbuluar nga një donacion me vlerë 1 milion euro.
Ato pritet të mbërrijnë sot me një linjë të veçantë nga Egjeu në aeroportin e Greqisë, për t’u shpërndarë më pas në spitale.