7 vjet pas aksidentit tragjik: Si është gjëndja shëndetësore e Michael Schumacher?

0
This image has an empty alt attribute; its file name is shumaker.jpg

Ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt, ka deklaruar se e ka vizituar javën e kaluar Michael Schumacherin dhe tha se 7 herë kampioni i F1 po vijon të luftojë për t’u rekuperuar nga incidenti i tmerrshëm me ski që i ndodhi para 7 vitesh.

Presidenti i FIA-s tha për agjencinë “PA”: “E vizitova javën e kaluar. Është duke luftuar.

Ai ka pësuar një aksident që i ka shkaktuar shumë probleme, por ka një grua të mrekullueshme në krah, ka fëmijët dhe infermierët. Edhe unë do i qëndroj pranë. Nëse kanë nevojë për mua, jam i gatshëm”.

Schumi goditi kokën në një shkëmb në dhjetor 2013 kur u rrëzua duke bërë ski në Francë. Gjendja e tij shëndetësore mbetet sekret dhe të paktë janë ata persona jashtë familjes që mund të vizitojnë ish-pilotin e Ferrarit.

Artikulli i mëparshëmOrigjina e COVID-19/ Virologia kineze trondit botën: Nuk mund të hesht dhe pse rrezikoj jetën
Artikulli i radhësGripi dhe pneumonia vranë 10 herë më shumë se koronavirusi javën e fundit në Britani