Gripi dhe pneumonia vranë 10 herë më shumë se koronavirusi javën e fundit në Britani

0

Të dhënat e fundit nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Britaninë e Madhe bëjnë me dije se në javën e fundit, sëmundje si gripi dhe pneumonia kanë shkaktuar 10 herë më shumë vdekje sesa koronavirusi.

Nga vdekjet e regjistruara në Britani nga 28 gushti, vetëm 101 persona raportohet të kenë humbur jetën nga koronavirusi.

Zyra e Statistikave vë në dukje se 12.6% e vdekjeve në total janë shkaktuar nga gripi dhe pneumonia, përkundër 1.1% nga Covid-19. Të dhënat tregojnë se dhe numri i vdekjeve nga koronavirusi është ulur.

Pas publikimit të këtyre të dhënave profesori Karol Sikora u shpreh se qeveria duhet të vihet në dijeni, se sëmundjet e tjera janë duke shkaktuar më shumë viktima.

Artikulli i mëparshëm7 vjet pas aksidentit tragjik: Si është gjëndja shëndetësore e Michael Schumacher?
Artikulli i radhësMinistri i Mbrojtjes i Turqisë kërcënon me luftë Greqinë: Të rrijë urtë dhe të mos bëhet “meze”