Ditën e sotme lagjia Polatli e kryeqytetit turk Ankara, u përfshi nga një fenomen i çuditshëm. Një erë e fortë goditi gjithë zonën dhe u ngrit një sasi e madhe tymi dhe rëre. Kjo gjë shkaktoi temrr dhe panik tek banorët, të cilët u shprehën se pamja e rrallë ngjante me skenat e filmave apokaliptikë.
Pamjet apokaliptike, banorët i kanë cilësuar si të ngjashme me atë që imagjinohet si fundi i botës.
Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin tha se mbetën të plagosur lehtë 6 persona.