Një tragjedi ka goditur një familje në Gramsh, ku koronavirusi i ka marrë jetën vjehrrës dhe nuses, në pak orë larg njëra-tjetrës.
Burime konfirmuan se ngjarja ka ndodhur në 48 orët e fundit.
E moshura 78-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar Covid-19, ndërsa pak orë më vonë, virusi i rrezikshëm i ka marrë jetën edhe nuses së djalit të saj.
Kjo e fundit vetëm 55-vjeçe.
Ndërsa mësohet se në gjendje të rëndë, me simptoma të Covid-19 është edhe bashkëshorti i 55-vjeçares, pra djali i të moshuarës.
Mësohet se fillimisht janë konfirmuar pozitivë me koronavirus çifti i bashkëshortëve, që kanë infektuar dhe të moshuarën.
Dy zonjat e shtëpisë për fat të keq, kanë ndërruar jetë, pak orë larg njëra tjetrës.