“Njeriu i Putinit” kandidat për marrjen e kreut të shërbimit sekret malazez

0

Mediat malazeze shkruajnë se Milan Knezheviq, një nga liderët e koalicionit të partive pro-ruse e serbomëdha, të mbledhura rreth “Frontit Demokratik”, përflitet si kandidati kryesor për pozitën e drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare – ANB të Malit të Zi, transmeton KosovaPress.

Një gjë të tillë Knezheviq nuk e ka pohuar e as mohuar. I pyetur nga gazetarët ai ka deklaruar se në rast që emërohet drejtor i ANB-së, qëllimi kryesor i punës së tij do të jetë siguria.

Ai është i njohur për deklaratat e tija, në të cilat shprehë dashurinë e pa rezervë për Rusinë, Putinin, Serbinë, Kosovën (si pjesë e Serbisë) dhe urrejtjen për NATO-n, SHBA-në dhe vendet perëndimore.

Gjatë vizitës që presidenti rus Vladimir Putin kishte në Beograd, me 17 Janar 2019, si i ftuar ishte edhe Milan Knezheviq, i cili nga Podgorica në Beograd kishte fluturuar me aeroplan special. Knezheviq pos që kishte marr pjesë në drekës solemne të shtruar për nderë të Putin, kishte pasur dhe një takim me Putinit, ku pos tij ishin edhe lideret tjerë të “Frontit Demokratik”, Andrija Mandiq dhe Goran Daniloviq.

Organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë, malazeze, kishin implikuar Knezheviqin, si pjesë e grupit që kishin organizuar tentimin për grushtet, në Malin e Zi, pas zgjedhjeve të 16 tetorit të vitit 2016. Pos liderëve të “Frontit Demokratik”, pjesë e grupit që kishin organizuar grushtetin ishin dy pjesëtarë të shërbimeve inteligjente ruse, Eduard Shishmakov e Vladimir Popov, ish drejtori i xhandarmerisë serbe, Bratislav Dikiq, si dhe element ekstremist nga Serbia dhe Mali i Zi.

Bazuar në të dhënat e hetuesisë malazeze, Knjezheviq gjatë vitit 2014 dhe 2015 kishte vizituar Rusinë një herë, ndërsa gjatë vitit 2016 kishte shumë vizita në Moskë, duke filluar nga shkurti, ndërsa intenzivisht nga fundi i qershorit dhe gjysma e parë e korrikut, kur edhe llogaritet se ishin bërë përgatitjet për grushtet.

Knezheviq gjatë vizitave të tij në Moskë kishte takime më zyrtarë të lartë të partisë së Putinit, “Rusia e Bashkuar”, ku një nga ta është, Sergej Zheleznjak, nga i cili edhe kishte marr instruksione se si duhet të silleshin pas zbulimit të tentimit për grushtet.

Knezheviq gjatë vizitave në Rusi, kishte takuar edhe persona që vijnë nga sfera ushtarake dhe e sigurisë, si Leonid Reshetnjikov, i cili ishte drejtor i Shërbimit të jashtëm inteligjent rus-SVR. Reshetnjikov, më pas kishte hapur institutin për studime strategjike-RISI, për të cilin thuhet se punon për interesa të shërbimeve ruse. RISI kishte hapur degën e tij edhe në Beograd, me qëllim që të mbulon vendet e Ballkanit./KosovaPress/

Artikulli i mëparshëmItalia regjistron më shumë se 1400 të infektuar në 24 orë/ Ministri i Shëndetësisë jep lajmin e mirë: Do jemi të sigurt në fund të…
Artikulli i radhësPërplasen 5 makina në aksin Tiranë – Elbasan, ka të plagosur