Izraeli do të vendosë një izolim të ri për të frenuar përhapjen e koronavirusit me kufizime të ashpra që hyjnë në fuqi në vitin e ri hebre. Bllokimi i dytë i vendit do të fillojë të premten dhe do të zgjasë të paktën tre javë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se masat do të kërkojnë kontributin e të gjithëve, pasi vendi ishte përballur me një rritje prej 4000 infeksionesh të reja ditore.
Një ministër ka dhënë dorëheqjen për të protestuar kundër kufizimeve. Ministri i Strehimit Yaakov Litzman, i cili drejton një parti hebraike ultra-ortodokse, tha se masat do parandalonin popullin hebre që të festonte festat e tyre fetare, duke përfshirë Yom Kippur, ditën më të shenjtë të kalendarit hebre, në 27 shtator.
Ai gjithashtu kërcënoi se do të tërhiqte partinë e tij nga koalicioni qeverisës. Izraeli ka regjistruar 1,108 vdekje nga Covid-19 dhe më shumë se 153,000 infeksione të konfirmuara.