Juventusi ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore nën urdhrat e trajnerit të ri Andrea Pirlo.
Kampioni në fuqi i Italisë ka mposhtur Novarën me rezultat të thellë 5-0, në një takim ku debutuan edhe blerjet e reja.
Dejan Kulusevski, Arthur e Weston McKennie bënë debutimin në këtë takim, të cilin Zonja e Vjetër e fitoi pa shumë telashe.
Megjithatë trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo i ka bërë të qartë klubit se dëshiron sjelljen e një sulmuesi sa më parë.
Luis Suarez e Edin Dzeko janë dy objektivat kryesorë të bardhezinjve, por operacioni për ta sjell njërin nga ta po është tejet i vështirë.
Barcelona për momentin ka bllokuar largimin e uruguaianit Suarez, ndërsa në anën tjetër Dzeko vështirë se do të largohet nga Roma.
Pas ndeshjes Pirlo ka thënë se ka nevojë për një sulmues sa më shpejtë të jetë e mundur.
“Po, është e vërtetë që kam nevojë për një sulmues dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Pirlo për Sky Sports.
“Megjithatë afati kalimtar ka kohë deri në mbyllje dhe besoj se do të vijë një sulmues”, është shprehur tekniku italian.
Zonja e Vjetër ka mbetur pa argjentinasin Gonzalo Higuain i cili u largua si lojtar i lirë për t’iu bashkuar Inter Miamit në MLS.