Moderatorja Dojna Mema ka publikuar sot në rrjete sociale një foto me një dedikim romantik për partnerin e saj.
Ajo ndodhet prej ditësh në veri të Shqipërisë ku po shijon disa ditë pushimi, por vetëm pak minuta më parë ka treguar se nuk ndodhet vetëm, as me familjen, por në shoqërinë e personit që i ka marrë zemrën.
Ajo ka postuar një foto ku shihet e kapur për dore me të dashurin e saj, portretin e të cilit ende nuk na e ka zbuluar, teksa ka shkruar:
“Ne jete duhet te gjesh dike qe te dashuron, kujdeset per ty dhe te ben foto te bukura.
P.s : kriteret e mesiperme nuk jane vendosur sipas rëndësisë”.
Kjo është hera e parë që moderatorja na zbulon të dashurin e saj dhe kuriozitetti i fansave ëhstë i madh për të mësuar se kush është ai.
Kujtojmë se një vit më parë ajo u përfol për një marrëdhënie të mundshme me Vlashent Satën dhe shkak u bë pjesëmarrja e saj në videoklipin e këngëtarit, të titulluar ‘Copëzat’.
Megjithatë, ata nuk i pranuar këto zëra dhe nuk mund të themi me siguri nëse Vlashenti fshihet pas fotove të bukura të Dojnës.