Sipas sondazhit të Eurobarometer 2019 mbi religjionet në Bashkimin Evropian, numri i njerëzve jo-fetarë në këtë union është 27 për qind, nga të cilët agnosticistëve përbëjnë 17 për qind dhe ateistët dhjetë për qind.
Numri më i madh i njerëzve jo-fetarë është në Republikën Çeke me 56 për qind, e ndjekur nga Holanda 52 për qind dhe Suedia 50 për qind.
Kur bëhet fjalë për numrin e njerëzve jo-fetarë, Rumania ka vetëm një për qind, Qipro dy për qind dhe Greqia tre për qind.
Kur bëhet fjalë për njerëzit fetarë, besimtarët në Bashkimin Evropian udhëhiqen nga Krishterimi me një përqindje prej 64.
Katolikët janë grupi më i madh i krishterë dhe përbëjnë 41 për qind të popullsisë së BE-së, ndërsa ortodoksët përbëjnë dhjetë për qind, protestantët nëntë për qind dhe grupet e tjera të krishtera përbëjnë katër për qind. Myslimanët përbëjnë vetëm dy për qind të popullsisë së BE-së.
Renditja e shteteve në bazë të përqindjeve:
Rumania – 1%
Qipro – 2%
Greqia – 3%
Malta – 4%
Bullgaria – 5%
Polonia – 6%
Irlanda – 9%
Lituania – 9%
Sllovakia – 11%
Kroacia – 11%
Portugalia – 12%
Italia – 14%
Austria – 16%
Sllovenia – 18%
Letonia – 19%,
Hungaria – 20%
Danimarka – 22%
Finlanda – 24%
Luksemburgu – 26%
Gjermania – 30%
Belgjika – 31%
Spanja – 32%
Mbretëria e Bashkuar – 37%
Estonia – 38%
Franca – 40%
Suedia – 50%
Holanda – 52%
Republika Çeke – 56%.