Përdorimi i celularit shkakton infertilitet tek meshkujt

    0

    Infertiliteti renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në mesin e tre sëmundjeve kryesore që kërcënojnë popullatën botërore. Numri i çifteve që kanë vështirësi të krijojnë një fëmijë natyrshëm vazhdon të rritet dita-ditës.

    Lidhur me këtë temë, Specialisti i Urologjisë, Prof. Dr. Bülent Erol nga  Qendra e IVF së spitalit Bahçeci në Turqi, ka thënë se “nga të dhënat e marra 25 vjet më parë infertiliteti mashkullor ishte 20%, kurse nga studimet e reja kjo normë është dyfishuar dhe ka arritur në 40%”.

    Përveç faktorëve si kequshqyerja, stresi dhe pirja e duhanit që kërcënojnë drejpërdrejtë shëndetin riprodhues të meshkujve, Erol shtoi se “përdorimi i celularit për më shumë se 4 orë në ditë dhe rrezatimi i energjisë elektromagnetike që ka ai, përbën një efekt negativ te spermatozoidet duke shkaktuar infertilitet dhe duke krijuar një faktor rreziku për baballarët që janë të varur nga teknologjia”.

    Në mënyrë që një burrë të përmirësojë aftësinë riprodhuese, mjeku propozon aktivitete që do të ndihmojnë për t’u larguar nga stresi siç janë meditimi dhe joga, si dhe një  kujdes më të madh për veten.

    Artikulli i mëparshëmFauci: Vështirë se mund t’i detyrojmë njerëzit të mbajnë maska
    Artikulli i radhësKatari “shuan shpresat” amerikane: Jo marrëdhënie diplomatike me Izraelin!